Villa: Do bëjmë të pamundurën për të arritur finalen

Villa: Do bëjmë të pamundurën për të arritur finalen

Sulmuesi David Villa shprehet optimist për ndeshjen e kthimit të Barcelonës kundër Bajernit të Mynihut, e vlefshme për gjysmëfinalet e Ligës së Kampioneve. Spanjolli premton se ekipi i tij do të luftojë deri në fund në “Kamp Nou”. “Ne kërkojmë përmbysjen kundër Bajernit.Ekipi nuk po kalon një kohë të mirë me lëndimet, por shpresojmë se deri

Sulmuesi David Villa shprehet optimist për ndeshjen e kthimit të Barcelonës kundër Bajernit të Mynihut, e vlefshme për gjysmëfinalet e Ligës së Kampioneve. Spanjolli premton se ekipi i tij do të luftojë deri në fund në “Kamp Nou”.

“Ne kërkojmë përmbysjen kundër Bajernit.Ekipi nuk po kalon një kohë të mirë me lëndimet, por shpresojmë se deri të mërkurën të kemi në dispozicion Pujolin dhe Maskeranon”, deklaron sulmuesi katalanas, duke shtuar se nëse arrihet finalja e “Uemblit”, atëherë kjo do të ishte një mrekulli e vërtetë.

Ekipi i Barcelonës u mund nga Bajerni në ndeshjen e parë me rezultatin e thellë 4-0, ndërkohë që ndeshja e kthimit luhet të mërkurën, ora 20:45.

/Jonida Halili/

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar