Viktimat e policit Taku

Viktimat e policit Taku

Sot bëhet ceremonia mortore e dy vellezërve që humbën jetën në aksidentin e hidhur të ndodhur dy ditë më parë në fshatin Peran, Krujë. Shkak i këtij aksidenti mendohet të ketë qenë makina e policisë me të cilën u përplasën dhe gjetën vdekjen dy vellezërit. Ata happens if woman takes cialis # mexicanonlinepharmacy-norx # trustedonline-maxpharma.com

Sot bëhet ceremonia mortore e dy vellezërve që humbën jetën në aksidentin e hidhur të ndodhur dy ditë më parë në fshatin Peran, Krujë.

Shkak i këtij aksidenti mendohet të ketë qenë makina e policisë me të cilën u përplasën dhe gjetën vdekjen dy vellezërit.

Ata

ndodheshin me babain, nënën dhe një mik i sokolit njërit prej vëllezërve të cilët ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.

Grupe-grupe njerëzish shihen në rrugët e fshatit Bradash të Podujevës, të cilët shkojnë në shtëpinë e familjes Hasani për të marrë pjesë në ngushëllim dhe në varrimin e bijëve të kësaj familjeje Sokolit 29 vjeçar dhe Mujës 27 vjeçar.

Në krye të familjes qëndron motra e vetme e dy vëllezërve, Merita, për të pritua ata që vijnë për ngushëllim. Edhe pse ndodhet në gjendje shume të rëndë psikologjike dhe emocionale.

Asaj i duhet të tregohet e fortë për të rrespektuar gratë e fisit dhe më gjer në mungesë të së ëmës së saj Elifates, e cila ndodhet në gjendje kome në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës (QKUK), derisa bijtë e vetëm po i varrosen.

Po ashtu i shtrirë në QKUK për trajtim gjendet dhe babai i dy viktimave, Fehmi Hasani, me gjymtyrë të thyera dhe mushkëri të dëmtuara.

Pavarësisht gjendjes së rëndë, Fehmiu nën kujdesin mjekësor ka vendosur të vijë në varrimin e djemve dhe të jetë pranë mashkullit të vetëm të mbetur në familje, djalit tre vjet e gjysmë të Sokolit, si dhe dy vajzave të tij, njëra shtatë vjeç e tjera vetëm një vjeçare.

Në gjendje të rëndë është dhe miku i Sokolit, 25 vjeçari Fidaim Abazi, që në momentin e aksidentit gjendej në veturë Që të pestët ndodheshin në veturën “Golf 3”, kur u ndeshën me veturën “Toyota” të Policisë.

/Ardiol Hoxha/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar