Përmbytjet masive që kanë goditur shtetin amerikan të Kolorados në fillimit të kësaj jave, kanë çuar në një rritje masive të numrit të viktimave i cili mund të jetë shumë më i lartë se pesë të konfirmuar. Nga burime zyrtare për “CNN” u informua se ditën e diel se bilanci i të humburve ka kaluar
Përmbytjet masive që kanë goditur shtetin amerikan të Kolorados në fillimit të kësaj jave, kanë çuar në një rritje masive të numrit të viktimave i cili mund të jetë shumë më i lartë se pesë të konfirmuar.
Nga burime zyrtare për “CNN” u informua se ditën e diel se bilanci i të humburve ka kaluar në mbi 500 persona.
Autoritetet vendase informojnë se shumë prej të humburve thjesht mund të kenë humbur kontaktet me familjarët, por që nuk përjashtohet që një pjesë e tyre të jenë mbytur.
Nga shërbimet meteorologjike parashikohet që reshjet do të vijojnë edhe në ditët në vazhdim.
Përmbytjet e deritanishme kanë shkaktuar një dëm prej të paktën 150 milionë dollarësh në zonat e goditura të Kolorados, ndërsa 30 ura janë shkatërruar midis dhjetëra strukturave të dëmtuara.
/Sonila Qazimi/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *