Vidhen dhe shpërndahen 2 milion pasworde

0

Hakerat kanë vjedhur ”paswordët” e gati dy milionë llogarive në Facebook, Google, Twitter, Yahoo dhe faqeve të tjera, sipas një raporti të publikuar këtë javë. Sulmi masiv i vjedhjes së të dhënave ka ardhur si pasojë e një softueri, i cili është instaluar qëllimisht në një numër të paqartë kompjuterësh, në të gjithë botën, theksojnë studiuesit e sigurisë kibernetike të kompanisë “Trustwave”.

Ky softuer ka vepruar gjatë muajit të kaluar dhe ka dërguar të dhënat e përdoruesve në një server të kontrolluar nga hakerat. Disa ditë më parë, studiuesit e “Trustwave” gjurmuan serverin dhe e lokalizuan diku në Hollandë. Ata zbuluan se janë vjedhur të dhënat e më shumë se 93.000 personave të përfshirë.

/Objektiv.al/

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here