Vidal: Qëndroj në Torino

Vidal: Qëndroj në Torino

Arturo Vidal është shprehur se ndihet shumë i lumtur për interesimin e Realit të Madridit, por ai dëshiron që të qëndrojë në Torino tek kampionët e Italisë.  26-vjeçar-i është përfolur shumë për një kalim të mundshëm të tij tek Reali i Madridit për shifrën e 36 milion eurove. “Jam i lumtur që Reali është interesuar

Arturo Vidal është shprehur se ndihet shumë i lumtur për interesimin e Realit të Madridit, por ai dëshiron që të qëndrojë në Torino tek kampionët e Italisë.  26-vjeçar-i është përfolur shumë për një kalim të mundshëm të tij tek Reali i Madridit për shifrën e 36 milion eurove.

“Jam i lumtur që Reali është interesuar për mua, dhe jam shumë i lumtur që klubi e ka refuzuar pa u menduar dy herë ofertën”,është shprehur Kilieni

Drejtori i Juventusit, Pepe Marota ka theksuar se Vidal është një ndër lojtarët kyç në formacioni e Antonio Kontes, dhe shpreson që zgjatja e kontratës në të ardhmen të jetë thjesht një formalitet.

“Ai është një lojtarë shumë i fortë dhe një pikë referimi për Juven për të ecur përpara. Ne jemi në kontratë me të, nuk do të jetë problem për të rinovuar në të ardhmen”. Vidalit i skadon kontrata në vitin 2016.

/Ariglon Pali/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar