Vidal hyn në radarët e Realit

Arturo Vidal duket se është vënë në shënjestër të Realit të Madridit për sezonin  ardhshëm. Prestigjiozja “Marca” shkruan se mesfushori kilian i Juventusit është në krye të listës së dëshirave të trajnerit Ançeloti, i cili po ushtron presion tek presidenti Perez për këtë blerje. Juventusi nga ana e tij mori masat duke rinovuar kontratën e futbollistit deri në vitin

Arturo Vidal duket se është vënë në shënjestër të Realit të Madridit për sezonin  ardhshëm. Prestigjiozja “Marca” shkruan se mesfushori kilian i Juventusit është në krye të listës së dëshirave të trajnerit Ançeloti, i cili po ushtron presion tek presidenti Perez për këtë blerje.

Juventusi nga ana e tij mori masat duke rinovuar kontratën e futbollistit deri në vitin 2017 dhe vetë Vidal gjithashtu ka deklaruar më shumë se në një rast se dëshiron të fitojë me torinezët dhe në Europë. Megjithatë, kur në mes hyn Reali i Madridit është më mirë të mos jesh shumë i sigurte, aq më tepër që madrilenët janë të vendosur për të mbushur arkat e Juventusit, që ofertave joshëse nuk i ka rezistuar asnjëherë dhe në të kaluarën.

/Objektiv.al/

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar