“Viber” tashmë edhe në PC

“Viber” tashmë edhe në PC

Besoj se të gjithë e njohin “Viber-in”. Është një ndër aplikacionet më të përdorura të mesazheve, duke përfshirë Whats App, Line, WeChat. “Viber” sapo ka bërë një përmirësim të madh duke përfshirë shërbimet përtej celularëve. Ky i fundit është lançuar të martën në IOS dhe ANDROID, por gjithashtu është lançuar në PC dhe MAC për

Besoj se të gjithë e njohin “Viber-in”. Është një ndër aplikacionet më të përdorura të mesazheve, duke përfshirë Whats App, Line, WeChat. “Viber” sapo ka bërë një përmirësim të madh duke përfshirë shërbimet përtej celularëve.

Ky i fundit është lançuar të martën në IOS dhe ANDROID, por gjithashtu është lançuar në PC dhe MAC për të parën herë.

Viber për Mac dhe Windows na lejon të dërgojmë mesazhe falas dhe të bëjmë telefonata falas drejt përdoruesve të tjerë Viber, në çdo pajisje tjetër që u mundësohet përdorimi i Viberit.

Disa veçori rreth Viberit:

1-Kualitet më të mirë të telefonatave
2-Telefonata me pamje
3-Mesazhe dhe foto-mesazhe
4-Biseda në grup
5-Pa regjistrim, fjalekalim, apo ftesa të dërguara
6-Telefonatat dhe mesazhet tranferohen direkt në PC ose Mac

Viber sinkronizon të gjitha kontaktet, mesazhet dhe kronologjinë e telefonatave me pajisjen tuaj mobile. Biseden e lënë përgjysmë nga celulari juaj mund ta kaloni dhe ta vazhdoni në kompjuter, etj.

Për të shkarkuar Viberin ne PC ndiqni linkun e mëposhtëm.

http://www.viber.com/products/mac/

 

/Altin Tufa/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar