Vetvritet 23-vjeçari, dhunohej nga pronari grek

Vetvritet 23-vjeçari, dhunohej nga pronari grek

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Gramshit, ku 23-vjeçari, Aurel Dollaga i ka dhënë fund jetës  së tij duke konsumuar një sasi të konsiderueshme fotoksine. Arsyeja se pse ai i ka dhënë fund jetës ka qenë  gjendje e rënduar psikologjike, për shakak se është dhunuar nga pronari i tij

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Gramshit, ku 23-vjeçari, Aurel Dollaga i ka dhënë fund jetës  së tij duke konsumuar një sasi të konsiderueshme fotoksine.

Arsyeja se pse ai i ka dhënë fund jetës ka qenë  gjendje e rënduar psikologjike, për shakak se është dhunuar nga pronari i tij sepse kishte kërkuar të paguhej për punën e kryer në Greqi.

Ai  ishte kthyer nga Greqia në janar të këtij viti, ku jetonte prej vitesh i sëmurë mendërish si pasoje e dhunës së ushtruar.

Tentativat për shërimin e dajlit kanë qenë të shumta, fillimisht ai qëndroi i shtruar në Spitalin Psikiatrik në Tiranë për rreth dy javë, por më pas u dërgua në banesën e tij në Gramsh ku kurohej sistematikisht.

Ditën e sotme, pasi ka ngrënë drekë dhe ka marrë ilaçet me të cilat kurohej, i riu ka dal nga shtëpia dhe ka gëlltitur fotoksinën, të cilën e kishte blerë vetë ditën e shtunë në tregun e kafshëve.

Ai u gjet në gjendje të rënduar nga prindrit e tij , të cilët e kanë dërguar menjëherë në spital, por ka qenë e kotë pasi ai ka ndërruar jetë vetëm disa orë më pas.

/Elona Tereziu/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar