Vetitë shëruese të rrushit në luftën ndaj kancerit

Vetitë shëruese të rrushit në luftën ndaj kancerit

Prejardhja e rrushit mendohet të jetë nga Azia Perendimore dhe Evropa Jugore. Thuhet se rrushi është rritur së pari në bregun e Detit të Zi nga është përhapur në vende tjera. Rrushi përmban sheqer në sasi prej 15%, ujë 80%, celulozë 4.3%,proteina 1.5% dhe yndyrëra 1.8%. Ai mbron nga keqtretja e stomakut, temperatura, sëmundjet e

Prejardhja e rrushit mendohet të jetë nga Azia Perendimore dhe Evropa Jugore. Thuhet se rrushi është rritur së pari në bregun e Detit të Zi nga është përhapur në vende tjera.

Rrushi përmban sheqer në sasi prej 15%, ujë 80%, celulozë 4.3%,proteina 1.5% dhe yndyrëra 1.8%.

Ai mbron nga keqtretja e stomakut, temperatura, sëmundjet e mëlçisë, hemorroidet, osteomieliti, gangrena, kanceri, si dhe nga mjaft sëmundje të tjera.

Pirja e lëngut të rrushit, gjithmonë është konsideruar e shëndetshme për organizmin e njeriut, e sidomos “enzima” që e përben rrushin është më së e domosdoshme për trurin, pasi ndihmon në ruajtjen e kujtesës.

Por, studimet e fundit nga studiuesit e huaj kanë arritur edhe në një përfundim tjetër interesant. Sipas tyre, pirja e një gotë lëngu rrushi mund të rrisë ndjeshëm efektivitetin e barnave të kancerit.

Hulumtuesit nga Universiteti i Çikagos kanë shpjeguar se pirja e këtij lëngu tek pacientët ka ndihmuar të mos shfaqen efektet anësore, lidhur me dozat e larta të drogës.

Gjithashtu, studiuesit kanë thënë, se pacientët të cilët kanë kombinuar barnat e veçanta antikancer kanë pasur përfitime të njëjta sikur të kenë konsumuar këto ilaçe tri herë në ditë.

 

/Elta Liksenaj/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar