Fiku shëron zërin e ngjirur, i bën mirë nervave, shpretkës, mëlçisë, stomakut si dhe shëron kollën kronike dhe aneminë, ndërsa lëngu qumështor i këtij fruti është shumë i dobishëm pasi ai shëron lythat dhe reumatizmën. Për reumatizmën lyhet direkt vendi i sëmurë, ndërsa për lythat pak para lyerjes, pickohen pak me një thonjëz të dezinfektuar,
Fiku shëron zërin e ngjirur, i bën mirë nervave, shpretkës, mëlçisë, stomakut si dhe shëron kollën kronike dhe aneminë, ndërsa lëngu qumështor i këtij fruti është shumë i dobishëm pasi ai shëron lythat dhe reumatizmën.
Për reumatizmën lyhet direkt vendi i sëmurë, ndërsa për lythat pak para lyerjes, pickohen pak me një thonjëz të dezinfektuar, duke e përgjakur pak lythin që të depërtojë më mirë qumështi shërues, deri në rrënjët e lythës. Pickimi me thonj bëhet vetëm një herë në fillim, kurse me të lyer vazhdohet 3 ditë me radhë nga 2 herë në ditë.
Fiku i bardhë është është më i mirë pasi piqet qërohet para se të hahet. Sipas studimeve të bëra kanë vërtetuar se fiku përmban një përqindje të lartë lëndësh ushqyese dhe vitamina. Është i pasur me burime natyrale të vitaminave A,B, C dhe përmban një përqindje të pasur e të lartë të lëndëve ushqyese sidomos hekur. Është i dobishëm për gratë shtatzëna ndërsa në efektin kurativ fiku është i dobishëm, mbrojtës i sëmundjeve të aparatit tretës, të gojës dhe mishrave të dhëmbëve.
Fiku është një frutë i këndshëm dhe shumë ushqyes.
/Sonila Duka/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *