Vetëvendosje nis protestën kundër marrëveshjes

0

Lëvizja “Vetëvendosje”, ka nisur protestën para Kuvendit të Kosovës kundër ratifikimit të marrëveshjes me Serbinë.

Aktivistët e kësaj lëvizje janë mbledhur në të gjitha hyrje daljet e Kuvendit të Kosovës, ku po protestojnë me parulla si “Marrëveshja nuk kalon”, “Me hajna nuk ka shtet”, “Bashkim me Shqipërinë, jo negociata me Serbinë” etj.

Protestuesit, kanë bërë sërish thirrje kundër ratifikimit të marrëveshjes ndërkaq që asnjë nga drejtuestit e saj nuk është i pranishëm. Sekretari organizativ i VV, Dardan Mulliqaj ka thënë se të gjithë aktivistët do ta kundërshtojnë në mënyra të ndryshme ratifikimin e marrëveshjes.

 

 

/ Elta Liksenaj /

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here