Vetëvendosje: Në Mal të Zi shqiptarët shtypen!

Vetëvendosje: Në Mal të Zi shqiptarët shtypen!

Aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje zhvilluan sot në Mal të Zi  një aksion protestues përmes shpalosjes së një pankarte, ku ishte shkruar “Në Mal të Zi shqiptarët shtypen. Kjo nuk është miqësi!”. Gjatë këtij aksioni, aktivistët u shpërndanë të pranishmëve edhe një trakt ku ishin shënuar disa prej shkeljeve të të drejtave të shqiptarëve në Mal

Aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje zhvilluan sot në Mal të Zi  një aksion protestues përmes shpalosjes së një pankarte, ku ishte shkruar “Në Mal të Zi shqiptarët shtypen. Kjo nuk është miqësi!”.

Gjatë këtij aksioni, aktivistët u shpërndanë të pranishmëve edhe një trakt ku ishin shënuar disa prej shkeljeve të të drejtave të shqiptarëve në Mal të Zi. Sipas VV, shqiptarët e atjeshëm diskriminohen në arsim, investime dhe nuk i gëzojnë plotësisht të drejtat e tyre kombëtare. Përmbajtja e këtij trakti ishte si në vijim:

Nga shteti i Malit të Zi, shqiptarët:


Nuk trajtohen si të barabartë me të tjerët,
Diskriminohen në punësim,
Diskriminohen në investime,
Janë të shpronësuar me dhunë,
E kanë trashëgiminë kulturore të pambrojtur,
Nuk e kanë të drejtën e arsimit në gjuhën shqipe në të gjitha nivelet e arsimit,
Nuk kanë të drejtë të përdorin lirshëm simbolet kombëtare,
Arrestohen kur kërkojnë të drejtat e tyre.

 

Menjëherë pas shpërndarjes së këtij trakti policia arrestoi katër aktivistë të Lëvizjes, të cilët më pas u dërguan në stacionin e Policisë së Kosovës në Graçanicë.
Aktivistët e tjerë të Vetëvendosjes kanë kërkuar lirimin e menjëhershëm të personave të arrestuar pasi sipas tyre e drejta për protesta paqësore u është garantuar me Kushtetutë.

 

 

/ Elta Liksenaj /

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar