Vetëvaret biznesmeni 50-vjecar, nuk dihen arsyet

Një person është gjetur i varur sot në një apartament, në zonën e plazhit në qytetin e Durrësit. Burimet policore mësojnë se 50-vjeçari është shtetas shqiptar, por me identitet dhe pasaportë italiane. Në pasaportën italiane personi në fjal quhet Rino Di Fiore, ndërsa në shqipëri viktima njihej si Haxhi Isufaj, banues në lagjen “Ali Demi”

Një person është gjetur i varur sot në një apartament, në zonën e plazhit në qytetin e Durrësit. Burimet policore mësojnë se 50-vjeçari është shtetas shqiptar, por me identitet dhe pasaportë italiane. Në pasaportën italiane personi në fjal quhet Rino Di Fiore, ndërsa në shqipëri viktima njihej si Haxhi Isufaj, banues në lagjen “Ali Demi” në Tiranë.

Ai kishte marrë një apartament me qera pranë shkollës “Bajram Curri”, në të cilin u gjet i pajet nga një mik i tij, i cili kishte tentuar disa herë të komunikonte me telefon. Aktualisht nuk dihen shkaqet zyrtare, por sipas policisë 50-vjeçari kishte një konflikt me një grua në Tiranë me të cilën kishin një aktivitet privat që merrej me prodhimin e energjisë elektrike.

Kohët e fundit konflikti është zmadhuar ndjeshëm, ku ka pasur denoncime edhe në polici.

Policia është duke hetuar për të zbardhur arsyet se që e ka shtyrë babain e 15-vjecarit drejt këtij akti. I biri 15-vjeçar bashkë me bashkëshorten jetonin në Itali.

/Marenglen Kume/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar