Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Përmet ditën e sotme. Një 70-vjeçar i ka dhënë fund jetës duke u vetëmbytur në lumin Vjosë. Policia konfirmon se ngjarja ka ndodhur poshtë urës së madhe në hyrje të qytetit të Përmetit. Viktima J.St. nga fshati Kamikol e ka ndërmarrë aktin në kushtet e depresionit. Trupi i pajetë
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Përmet ditën e sotme. Një 70-vjeçar i ka dhënë fund jetës duke u vetëmbytur në lumin Vjosë. Policia konfirmon se ngjarja ka ndodhur poshtë urës së madhe në hyrje të qytetit të Përmetit.
Viktima J.St. nga fshati Kamikol e ka ndërmarrë aktin në kushtet e depresionit. Trupi i pajetë i të moshuarit u gjet nga policia rreth orës 09:30 pas denoncimit të bërë nga bashkëshortja e tij.
I moshuari ishte larguar nga banesa në orën 07:00 të mëngjesit, ndërkohë që bashkëshortja e tij në orën 09:000 kishte denoncuar në polici largimin e tij nga shtëpia.
/Romina Qama/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *