Vetel më në fund i pari në shtëpi

Vetel më në fund i pari në shtëpi

Sebastian Vetel ka arritur për herë të parë të triumfojë në garën e Nyrburgringut, Gjermani. I nisur nga vendi i dytë, Vetel arriti të parakalonte Hamilton në start, por dëmtimi i një makine në mesin e garës bëri që të hynte makina e sigurisë në pistë dhe të shkurtoheshin distancat që kampioni i trefishtë i botës

Sebastian Vetel ka arritur për herë të parë të triumfojë në garën e Nyrburgringut, Gjermani. I nisur nga vendi i dytë, Vetel arriti të parakalonte Hamilton në start, por dëmtimi i një makine në mesin e garës bëri që të hynte makina e sigurisë në pistë dhe të shkurtoheshin distancat që kampioni i trefishtë i botës kishte krijuar.

Në 20 xhirot e fundit të garës filloi spektakli i vërtetë. Raikonen u hodh në sulm për vendin e parë, por Vetel nuk ia dha ktë kënaqësi dhe Alonso në duel me Groszhan për vendin e tretë ku fitimtarë doli piloti i Lotusit. Një ndeshje shumë e keqe për Hamillton i cili nga vendi i parë përfundojë në të pestin pozicion që e mori në xhiron e fundit duke lënë pas Baton.

Me notë pozitive përfundon në këtë garë edhe furnizuesja e gomave, Pirelli, që pas problemeve të shumta të një jave më parë në Britaninë e Madhe, ku pesë makinave i shpërthyen gomat gjatë garës, përjetoi një garë të qetë, pa probleme për skuadrat dhe pilotët, që kishin kërcënuar me bojkotimin masiv të garës, nëse ato probleme do të përsëriteshin.

Renditja e Çmimit të Madh të Nyrburgringut, Gjermani (zona e pikëve)
1. Vetel Red Bull 1h41s14”711
2. Raikonen Lotus +1s008”
3. Groszhan Lotus +5s830”
4. Alonso Ferrari +7s721”
5. Hamilton Mercedes +26s927”
6. Baton McLaren +27s996”
7. Veber Red Bull +37s562”
8. Perez McLaren +38s306”
9. Rosberg Mercedes +46s821”
10. Hulkenberg Sauber +49s892”
Renditja e përgjithshme e pilotëve
1. Vetel 157
2. Alonso 123
3. Raikonen 118
4. Hamilton 97
5. Veber 93
6. Rosberg 84
7. Masa 57
8. Groszhan 41
9. Di Resta 36
10. Baton 33
…………….
Renditja e skuadrave pas nëntë garave të para të sezonit
1. Red Bull 250
2. Mercedes 181
3. Ferrari 180
4. Lotus Renault 159
5. Force India 59
6. McLaren 49
7. Toro Rosso 24
8. Sauber Ferrari 7

/Ariglon Pali/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar