Ventura “thumbon” Realin: Nuk është skuadra më e fortë e Evropës

Tekniku Torinos, Giampiero Ventura, i intervistuar nga Fabio Caressa dhe Ivan Zazzaroni për Deejay Football komentoi: “Nëse Real është ai që kemi parë në Torino, Juventus ka shumë shanse për të shkuar në finale, edhe pse në Madrid me siguri nuk do të jetë e lehtë. Sot unë besoj se ekipi i Allegrit ka 51%

Tekniku Torinos, Giampiero Ventura, i intervistuar nga Fabio Caressa dhe Ivan Zazzaroni për Deejay Football komentoi:

“Nëse Real është ai që kemi parë në Torino, Juventus ka shumë shanse për të shkuar në finale, edhe pse në Madrid me siguri nuk do të jetë e lehtë. Sot unë besoj se ekipi i Allegrit ka 51% të shanseve për të kaluar më tej. Gjithsesi, unë nuk mendoj se Reali, tani është ekipi më i mirë në Evropë. ”

Kur u pyet në lidhje me Messin: “Loja është për të rritur cilësinë e individit,ajo është në përgjithësi kështu. Por në rastin e Messi, ne duhet të njohin përsosmërin absolute të këtij lojtari.Unë kam parë të shënoj gola fantastike, magji autentike që i tërheq shikuesit sikurse magjistari që tërheq lepurin nga cilindëri”.

 /Ermand Vrapi/

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar