Vendimi të qeverisë, miratim i buxhetit për Ministrinë e Bujqësisë

0

Në mbledhjen e ditës së djeshme qeveria miratoi një sërë vendimesh të rëndësishme. Miratohet buxheti për vitin 2015 për Ministrinë e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujrave, të Fondit Kombëtar të Garancisë, në vlerën tre qind milionë, për nxitjen e kreditimit në bujqësi dhe zhvillimin rural.

Në këtë mbledhje u vendos ngarkimi i Agjensisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit për kryerjen e procedurës së prokurimit për realizimin e konkursit të projektimit, për përftimin e projektit zbatues për rikonstrukturimin e disa godina të një rëndësie të veçantë në qytetin e Tiranës.

Më tej qeveria vendosi që Ministria e Mbrojtjes në bashkëpunim me shoqërinë e sigurimeve “INSIG” sh.a të bëjë sigurimin e jetës së ushtarakëve të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, që drejtohen në misione ushtarake jashtë vendit për vitin 2015. Në mbledhe u vendos që z.Gjok Jaku të emërohet zëvendësministër i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave.

Ndër vendime të tjera të ndërmarra ishin miratimi i marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qëverisë së Republikës së Kosovës, për bashkëpunim të ndërsjelltë në fushën e sigurisë. Po ashtu u vendos miratimi në parim i marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Malit të Zi, për bashkëpunim në kontekst të anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Po ashtu në mbledhje u vendos shpronësimi, për interes public, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga rikontrukturimi dhe asfaltimi I rrugëve të brendshme në Bashkinë e Vlorës.

/Objektiv.al/ 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here