Vendimi i UEFA-s për ndeshjen Serbi-Shqipëri shtyhet për nesër

Vendimi i Komisionit të Disiplinës së UEFA-s mbi ndeshjen Serbi-Shqipëri është shtyrë për ditën e nesërme. Lajmi për shtyrjen e vendimit është konfirmuar nga kreu i FSHF-së, Armando Duka. Në një intervistë për “Top Channel”, Presidenti Duka është shprehur se nëse vendimi nuk do të jetë në favor të Kombëtares çështja do t’i kalojë Komisionit

Vendimi i Komisionit të Disiplinës së UEFA-s mbi ndeshjen Serbi-Shqipëri është shtyrë për ditën e nesërme. Lajmi për shtyrjen e vendimit është konfirmuar nga kreu i FSHF-së, Armando Duka.

Në një intervistë për “Top Channel”, Presidenti Duka është shprehur se nëse vendimi nuk do të jetë në favor të Kombëtares çështja do t’i kalojë Komisionit të Apelit të UEFA-s. Komisioni i Disiplinës pritet që të japë një vendim për ndeshjen Serbi-Shqipëri, ku fillimisht do të vendoset për ndeshjen e ndërprerë në minutën e 41 dhe vendimet për federatat dhe lojtarët e përfshirë në sherr.

/Objektiv.al/

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar