Vendimi i UEFA-s, ku Shqipëria humb ndeshjen ndaj Serbisë në tavolinë ka tërhequr vëmendejn e mediave ndërkombëtare të cilat kanë reaguar menjëherë në faqet online pas publikimit të vendimit nga UEFA. Gazetat raportojnë fitoren e kombëtares serbe duke mos kursyer kritikat ndaj organizimit europian të futbollit. Televizioni gjigant BBC publikon lajmin me titull: “Serbia shpërblehet
Vendimi i UEFA-s, ku Shqipëria humb ndeshjen ndaj Serbisë në tavolinë ka tërhequr vëmendejn e mediave ndërkombëtare të cilat kanë reaguar menjëherë në faqet online pas publikimit të vendimit nga UEFA. Gazetat raportojnë fitoren e kombëtares serbe duke mos kursyer kritikat ndaj organizimit europian të futbollit.
Televizioni gjigant BBC publikon lajmin me titull: “Serbia shpërblehet me fitore pas dhunës në ndeshjen për ‘Francë 2016’”.
Agjensia më e madhe në botë “Reuters” raporton: “Serbia merr fitore të lehtë kundër Shqipërisë, por i zbriten 3 pikë”.
Gazeta online italiane “Toscana news” vë në shënjestër Platininë duke shkruar: “UEFA legjitimoi dhunën dhe racizmin”. Ndërsa televizioni britanik “ITV”, ka komentuar: “Serbia shpërblehet me fitore”.
“Sport 24” shkruan: “Serbisë iu dha fitorja, por i humbi 3 pikët”.
Gazeta sportive italiane “Gazzetta dello Sport” shkruan: “Vendimi i UEFA-s, të gjithë humbës”.
/Objektiv.al/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *