Vendimi, çmimi i biletave u kalon bashkive

Për shkak të rritjes së çmimit të naftës, linjat e autobusëve kanë kërkuar rritjen e biletës nga 30 lekë deri në 70 lekë, për shkak të rritjes së naftës. Ky vendim i përcaktuar nga Bashkia e Tiranës ka nxitur revoltën e qytetarëve. Qeveria ka miratuar projektligjin për disa shtesa në ligjin nr.8308, datë 18.3.1998, “Për

Për shkak të rritjes së çmimit të naftës, linjat e autobusëve kanë kërkuar rritjen e biletës nga 30 lekë deri në 70 lekë, për shkak të rritjes së naftës. Ky vendim i përcaktuar nga Bashkia e Tiranës ka nxitur revoltën e qytetarëve.

Qeveria ka miratuar projektligjin për disa shtesa në ligjin nr.8308, datë 18.3.1998, “Për transportet rrugore”, të ndryshuar. Sipas vendimit të qeverisë, tarifat e biletave të transportit qytetas do të miratohen me vendim të Këshillit Bashkiak.

“Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë vendosi: Në ligjin nr.8308, datë 18.3.1998, “Për transportet rrugore”, të ndryshuar, bëhen këto shtesa:   Neni 1 Pas shkronjës “b”, të nenit 10, shtohet shkronja “c”, me këtë përmbajtje: “c) Tarifat e biletave të transportit qytetas të udhëtarëve me autobus miratohen me vendim të këshillit bashkiak, sipas nenit 14, të këtij ligji”.

Neni 2 Pas paragrafit të parë, të nenit 14, shtohet një paragraf, me këtë përmbajtje: “Tarifa e llojit të biletës në transportin qytetas të udhëtarëve me autobus  miratohet nga këshilli bashkiak në përputhje me nivelin e standardit të kërkuar për këtë shërbim”.

Neni 3 Në fund të nenit 85 shtohet një paragraf, me këtë përmbajtje: “Fondet për kompensimin e tarifës së transportit të kategorive të personave, që përfitojnë nga legjislacioni në fuqi për transportin qytetas, përballohet nga institucionet përgjegjëse sipas ligjit. Masa, kriteret dhe procedurat për kompensimin e kësaj tarife përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave”, thuhet në projektligjin e miratuar nga qeveria.

/Enkeleda Cami/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar