Vendimet që morën shtete të ndryshme në lidhje me luftën e Rusisë ndaj Ukrainës

Vendimet që morën shtete të ndryshme në lidhje me luftën e Rusisë ndaj Ukrainës

Qytetarët e disa shteteve të Ballkanit Perëndimor, përmes protestave, kundërshtuan pushtimin e Ukrainës nga Rusia, që nisi mëngjesin e 24 shkurtit. Ata u solidarizuan me popullin e Ukrainës dhe bënë thirrje për ndalimin e luftimeve. RUSI Madje edhe vetë popullsia e Rusisë është mbledhur për protestë në Moskë dhe Shën Petersburg për të kundërshtuar këtë

Qytetarët e disa shteteve të Ballkanit Perëndimor, përmes protestave, kundërshtuan pushtimin e Ukrainës nga Rusia, që nisi mëngjesin e 24 shkurtit. Ata u solidarizuan me popullin e Ukrainës dhe bënë thirrje për ndalimin e luftimeve.

RUSI

Madje edhe vetë popullsia e Rusisë është mbledhur për protestë në Moskë dhe Shën Petersburg për të kundërshtuar këtë lufte të shpallur nga shteti i tyre. Siç duket Putin tashmë nuk ka mëshirë as për pupullin e tij pasi disa video kanë treguar që ata po shtypeshin me dhunë për t’i shpërndarë e as nuk do tërhiqet nga ky hap që ka ndërmarrë. Këtë 26 Shkurt rreth 2000 mijë qytetarë ruse janë arrestuar nga policia për protesat e tyre kundër Ukrainës.

KOSOVË

AA “Anadolu Agency” ka raportuar se dhjetëra qytetarë kanë protestuar pranë Zyrës Ndërlidhëse Ruse në Prishtinë, me pankarta “Stop Dhunes, shpëtoni Ukrainën”, “Bota ka parë mjaft luftëra”, “Paqja është më e lirë” etj. Arsyeja që ka sjellë acarimin e Rusisë ndaj Kosovës është se pavarësia e Kosovës pasoi spastrimin e tij nga forcat serbe dhe një proces të gjatë nderkombëtar.

KËSHILLI I EUROPËS

ABC News ka raportuar se Këshilli i Evropës ka pezulluar Rusinë si një masë ndëshkuese për pushtimin e Ukrainës. “Me nisjen e luftës në Ukrainën lindore, Rusia ka treguar se nuk i përmbahet së drejtës ndërkombëtare dhe prandaj nuk ka çfarë të kërkojë në Këshillin e Evropës”- është raportuar nga The Guardian.

SHQIPËRI

SHBA dhe Shqipëria do të vazhdojnë të koordinohen ngushtë në NATO, Këshillin e Sigurimit të OKB-së dhe kudo për të vënë Rusinë përpara përgjegjësisë për agresionin e saj flagrant kundër Ukrainës dhe paqes e sigurisë globale. Aktivistë të shoqërisë cilive kanë protestuar para selisë së Ambasadës Ruse në Tiranë. Mbrëmjen e së enjtes, (24.02.22), nëpërmjet një proteste kundër sulmit rus me raketa ndaj Ukrainës u solidarizuan dhe qytetarët ukrainas.

SHBA

Vendimi i parë që morën Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndaj luftës së Ukrainës ishte zhvendosja e ambasadës amerikane nga kryeqyteti Kiev në qytetin Lviv, në perëndim të vendit. SHBA kanë një prezencë të vogël ushtarake në Ukrainë, që lidhet me praninë e diplomatëve amerikanë. Presidenti amerikan, Joe Biden dhe kryeministri britanik, Boris Johnson, vendosin sanksione ndaj Rusisë.

 

Përgatiti: Lulzime Manallari

Student
AUTHOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar