Velipojë, turizëm pa energji

Velipojë, turizëm pa energji

Plazhi i Velipojës, zona turistike bregdetare më e madhe në veri të vendit me një gjatësi bregdetare 12 kilometra e kufizuar në veri me Malin e Zi dhe në jug me Shëngjinin, e cila frekuentohet nga një numër tepër i lartë pushuesish. Ndërsa  këtë vit turizmi në këtë zonë po vihet në pikëpyetje, pasi CEZ

Plazhi i Velipojës, zona turistike bregdetare më e madhe në veri të vendit me një gjatësi bregdetare 12 kilometra e kufizuar në veri me Malin e Zi dhe në jug me Shëngjinin, e cila frekuentohet nga një numër tepër i lartë pushuesish.

Ndërsa  këtë vit turizmi në këtë zonë po vihet në pikëpyetje, pasi CEZ në pikun e sezonit ka nisur vendosjen e linjës se re të tensionit të lartë, duke ndërprerë herë pas herë energjinë elektrike. Kjo situatë për pronarët e hoteleve po bën që të rrezikohet turizmi.

Ndërkohë që kryetari i Komunës Velipojë, Pashk Ujka shprehet se në plazhin e Velipojës janë bërë nje sërë investimesh po e gjithë kjo duket se po shkon dëm pasi mungon energjia elektrike

Hapësirat e gjelberta, rrugët e hapura në drejtim të plazhit, uji dhe rëra e pastër, shëtitoret dhe ambientet argëtuese kanë bërë që zona turistike e Velipojës të kthehet në një nga zonat më të preferuara për pushues nga veriu i vendit dhe Kosova.

/Erilda Sulika/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar