Veliaj: Ulje të moshës së pensionit për minatorët

Ministri i Mirëqenies Sociale, Erion Veliaj premtoi për puntorët e nëntokës ulje të moshës së daljes në pension. Gjatë vizitës së tij në minierën e bakrit në Fushë-Arrës, ministri Veliaj ka theksuar përpjekjet e qeverisë për rishikimin e moshës së pensionit për minatorët shqiptarë. I shoqëruar nga kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të

Ministri i Mirëqenies Sociale, Erion Veliaj premtoi për puntorët e nëntokës ulje të moshës së daljes në pension. Gjatë vizitës së tij në minierën e bakrit në Fushë-Arrës, ministri Veliaj ka theksuar përpjekjet e qeverisë për rishikimin e moshës së pensionit për minatorët shqiptarë.

I shoqëruar nga kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë Gëzim Kalaja, Veliaj deklaroi se “ Jam këtu që ta mbështes kërkesën për uljen e moshës së pensionit të minatorëve. Kjo është një gjë e premtuar, dhe tregon se si ne jo vetëm respektojmë moshën e pensionit të atyre që kanë kaluar një pjesë të madhe të jetës në kushte të vështire pune në nëntokë, por dhe si mundësi për të hapur punë për brezin e ri”.

Sipas tij Kryeministri Rama ka ngritur një grup punë ku në bashkëpunim me sindikatat do të bëjnë llogaritjen e sigurimeve shoqërore.

Ndërkohë që kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë Gëzim Kalaja  u shpreh se ulja e moshës së pensionit të minatorëve duhet të jetë në qendër të vëmendjes së qeverisë.

“Unë përsëris kërkesën e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë dhe Sindikatës së Minatorëve të Shqipërisë për uljen e moshës së pensionit në 55 vjeҫ, me 25 vite pune, nga të cilat 12.5vjet në nëntokë dhe 12.5 në sipërfaqe,” deklaroi Kalaja.

Ndër të tjera Veliaj shtoi se, dy vite më parë në Komisionin Parlamentar të punës është ngritur si diskutim ҫështja për ndryshime në skemën e moshës së pensioneve mbi bazën e elementit të profesionit, si në rastin e minatorëve.

/Erilda Sulika/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar