Vdes njeriu më i vjetër në botë

Vdes njeriu më i vjetër në botë

Njeriu dhe burri më i vjetër në botë, japonezi Jiroemon Kimura, vdiq në moshën 116 vjeçare. Kimura, i cili jetonte në perendim të Japonisë, vdiq ditën e mërkurë pasi vuante nga pneumonia. Ai u bë njeriu më i vjetër në botë më 17 dhjetor të vitit 2012, pas vdekjes së 115 vjeçarit i cili mbante

Njeriu dhe burri më i vjetër në botë, japonezi Jiroemon Kimura, vdiq në moshën 116 vjeçare.

Kimura, i cili jetonte në perendim të Japonisë, vdiq ditën e mërkurë pasi vuante nga pneumonia.

Ai u bë njeriu më i vjetër në botë më 17 dhjetor të vitit 2012, pas vdekjes së 115 vjeçarit i cili mbante rekordin përkatës.

Kimura ka punuar si një punonjës poste dhe si fermer në shtëpinë e tij. Në ditëlindjen e tij të 115-të ai tha se po e aftësonte veten që të mësonte gjuhën angleze.

Japonia ka më  shumë se 50,000 qindravjeçarë sipas të dhënave të qeverisë.

/Irida Vata/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar