Vdekja e minatorëve, revokohet leje minerare për “Alba –Co”

0

Ministria e energjitikës revokoi sot lejen minerare për subjektin “Alba –Co”, pas aksidentit ku humbën jetën dy minatorë.

Nga inspektimet e kryera MEI konstatoi se aksidenti ka ndodhur si pasojë e mosbatimit dhe të shkeljes së Rregullores së Teknikës së Sigurimit Teknik. Ndërkohë  subjekti ishte inspektuar dhe gjobitur së fundmi në muajin mars.

Nga aksidenti i shënuar ditën e djeshme humbën jetën dy minatorë duke lënë 6 fëmijë jetim.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here