Policia e Shtetit vazhdon operacionin në fshatin Lazarat për kontrollin e plotë të territorit, me qëllim asgjesimin dhe gjetjen e lëndëve narkotike, sekuestrimin e sendeve të kundërligjshme si dhe kryerjen e veprimeve proceduriale dhe hetimore dhe për të vënë para drejtësisë të gjithë ata persona të cilet kanë kryer veprime të kundërligjshme. Gjatë një deklarate
Policia e Shtetit vazhdon operacionin në fshatin Lazarat për kontrollin e plotë të territorit, me qëllim asgjesimin dhe gjetjen e lëndëve narkotike, sekuestrimin e sendeve të kundërligjshme si dhe kryerjen e veprimeve proceduriale dhe hetimore dhe për të vënë para drejtësisë të gjithë ata persona të cilet kanë kryer veprime të kundërligjshme.
Gjatë një deklarate të shperndarë për mediat, policia bëri me dije se gjatë ditës së djeshme janë sekuestruar 400 kg kanabis, 3 qese hashash i bluar, 12 automatik, 5 pushkë, 2 mitraloz dhe 1 pistoletë.
Gjatë kontrollit të zhvilluar nga Policia janë gjetur dhe 13 armë të djegura, 11 automatik, 1 mitraloz dhe një pistoletë, si edhe 16.012 fishekë të llojeve të ndryshme, 9 kallëpe tritol, granata, 3 qese me fitil zjarrpërcjellës si edhe 1900 kapsolla detonatore.
Nga kontrolli i Policisë janë sekuestruar sërish edhe gjatë kontrollit të djeshëm edhe 8.8 litra vaj hashashi, pasi edhe gjatë ditës së djeshme janë sekuestruar 5.8 litër vaj hashashi.
/Ariana Saraçi/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *