Vazhdojnë punimet për Kushtetutën e Egjiptit

Vazhdojnë punimet për Kushtetutën e Egjiptit

Grupi i përbërë prej 10 personash të emëruar nga ana e Presidentit të përkohshëm Adli Mansur, vazhdon me punimet e hartimit të Kushtetutës. Populli, i cili organizon protesta në shumicën e qyteteve të vendit kërkon lirimin e Presidentit Mursi dhe kthimin e tij në detyrën e presidentit. Qytetet e shumta si Aleksandria, Giza dhe Mansura

Grupi i përbërë prej 10 personash të emëruar nga ana e Presidentit të përkohshëm Adli Mansur, vazhdon me punimet e hartimit të Kushtetutës.

Populli, i cili organizon protesta në shumicën e qyteteve të vendit kërkon lirimin e Presidentit Mursi dhe kthimin e tij në detyrën e presidentit.

Qytetet e shumta si Aleksandria, Giza dhe Mansura me në krye kryeqytetin Kajro u bënë skenë e protestave të natës. Kundërshtarët e grusht shtetit të mbledhur në sheshin Rabiatul Adevije marshuan në drejtim të shtabit të shërbimit informativ ushtarak.

Protestuesit në qytetin Mansura kërkuan kapjen dhe paraqitjen para drejtësisë të përgjegjësve për vrasjen e 3 grave ditën e premte. Pasi që protestuesit në qytetin Kaljubije gjatë protestave hodhën slogane kundër Sisis, personat e panjohur shtinë në ajër me armë zjarri.

Në anën tjetër në qytetet El Arish, Refah dhe Sheik Zuvejd që ndodhen në veri të gadishullit Sina persona ende të paidentifikuar organizuan sulme ndaj pikave të sigurisë ku u vranë 6 persona dhe u plagosën 11 të tjerë.

 

 / Elta Liksenaj /

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar