Lëkundjet e tërmetit që tronditën Shqipërinë orët e para të mëngjesit të sotëm rregjistrohen të jetë më të fortat në 40 vitet e fundit. Deri tani janë konfirmuar mbi 50 persona të mbetur nën rrënoja ku forcave të emergjencës shqiptare i janë bashkuar edhe ato kosovare, italjane, turke si dhe greke për të nisur operacion-
Lëkundjet e tërmetit që tronditën Shqipërinë orët e para të mëngjesit të sotëm rregjistrohen të jetë më të fortat në 40 vitet e fundit. Deri tani janë konfirmuar mbi 50 persona të mbetur nën rrënoja ku forcave të emergjencës shqiptare i janë bashkuar edhe ato kosovare, italjane, turke si dhe greke për të nisur operacion- shpëtimin e banorëve të mbetur nën rrënoja.
Janë raportuar rreth tre hotele të rrëzuar si dhe një banesë private në Durrës dhe një ndërtesë në Thumanë ku mendohet të ketë disa banorë nën rrënoja.
Forcat e emergjencës po kryejnë të pamundurën për të nxjerrë të gjallë nga rrënojat banorët.
Për sa i përket Tiranës, nuk raportohen godina të shembura, përveç plasaritjeve të suvave. Sidoqoftë, banorët e Tiranës vazhdojnë të qëndrojnë rrugëve, ndërsa në Durrës shumë banorë kanë braktisur qytetin.
E.GJ
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *