Vatikan, Papa heq dënimin me burgim të përjetshëm

0

Papa Francesku heq dënimin me burgim të përjetshëm në shtetin e Vatikanit, tashmë ky dënim do të zëvendësohet me burgim 30 deri ne 35 vjet. Ndërkaq kjo reformë ka vlerë historike, pasi drejtësia penale në Vatikan nuk ishte prekur që prej vitit 1929.

Lajmi raportohet nga mediat italiane, të cilat i referohen një deklarate nga vetë selia e shenjtë. Reformat që ka nisur kreu i Kishës Katolike janë vazhdimësi e aksionit të nisur nga paraardhësi i tij Papa Benedikti i 16-të që prej vitit 2010, që kanë të bëjnë kryesisht me masat kundër riciklimit të parave dhe terrorizmit ndërkombëtar, në përputhje me konventat ndërkombëtare.

Reforma përfshin edhe një ripërcaktim të kategorisë së krimeve kundër minorenëve, si prostitucioni, shitja, dhuna seksuale apo abuzimet ndaj tyre. Bëhet fjalë për një hap përpara edhe në luftën kundër abuzimeve seksuale, të mbështetur fort nga Benedikti i 16-të gjatë Papatit te tij dhe që Papa Francesku ka ndërmend ta çojë përpara.

Ndërkohë, normave të reja do t’i nënshtrohen jo vetëm të gjitha zyrat dhe punonjësit e aparatit të kishës katolike por edhe nunet apostolike dhe personeli me rol diplomatik i Selisë së Shenjtë, ndodhet ose jo në  territorin e Vatikanit.

/Erilda Sulika/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here