Varshavë nderohet kompozitori Simaku

Varshavë nderohet kompozitori Simaku

Kompozitori shqiptar ,Thoma Simaku, në Konkursit Ndërkombëtar të Kompozicionit në Varshavë, nderohet me çmimin e parë. Ku mes 160 veprave të autorëve nga 37 vende të botës, është shpallur fitues krijimi i kompozitorit shqiptar me banim në Angli. Konkursi Ndërkombetar i Kompozicionit në Varshavë u zhvillua për nder të kompozitorit të madh polak të shekullit

Kompozitori shqiptar ,Thoma Simaku, në Konkursit Ndërkombëtar të Kompozicionit në Varshavë, nderohet me çmimin e parë. Ku mes 160 veprave të autorëve nga 37 vende të botës, është shpallur fitues krijimi i kompozitorit shqiptar me banim në Angli.

Konkursi Ndërkombetar i Kompozicionit në Varshavë u zhvillua për nder të kompozitorit të madh polak të shekullit të XX, Ëitold Lutoslaëski në 100-vjetorin e lindjes se tij.

Çmimi i parë i është akorduar Simakut për veprën Koncert për Orkestër. Vepra e Simakut do të ekzekutohet për herë të parë në natën finale të Festivalit Ndërkombetar ‘Vjeshta e Varshavës’ me 28 shtator të këtij viti. Çmimi i dytë, i tretë dhe inkurajues iu dha respektivisht kompozitorëve nga Anglia, Rusia, dhe Japonia.

Pas marrjes së këtij çmimi, Simaku tha për Top-Channel se: “Kjo është një ngjarje tepër e rëndësishme dhe një nder i veçantë për mua, Lutoslaëski është një figurë qëndrore ndër klasikët e shekullit XX dhe muzika e tij të frymëzon”. Thoma Simaku është profesor i kompozicionit në Universitetin e York-ut ne Angli dhe ka nje aktivitet mjaft të pasur ndërkombëtar.

/Sonila Duka/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar