Van Gaal: Kemi kryer planin perfekt

0

Trajneri i Holandës, Louis Van Gaal vlerësoi lojtarët për përkushtimin e treguar në përmbushjen e strategjisë dhe pranon se askush nuk e priste që ata të shënonin  pesë gola kundër Spanjës.

“Pesë gola kundër Spanjë nuk është ajo që kishim pritur. Ky rezultat ka ardhur si pasojë e strategjisë dhe përkushtimit  të  lojtarëve, të cilët kanë  kryer skemat taktike me bindje.

Ne kemi treguar se është shumë e vështirë për çdo ekip  që luan kundër ekipit tonë. Ishim shumë të fokusuar tek Spanja  fituese.

Loja na ka dal më mirë sesa e kemi menduar. Kemi treguar se jemi një ekip shumë kompakt, duke kryer planin e përkryer “, u shpreh holandezi.

/Ermand Vrapi/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here