Van Bomel i jep lamtumirën futbollit

Van Bomel i jep lamtumirën futbollit

Një tjetër legjendë e futbollit botëror deklaron largimin nga ky sport. Këtë herë është holandezi Van Bomel, i cili deklaron tërheqjen nga futbolli si profesionist menjëherë pas ndeshjes PSV–Tuente , ku pësoi një dëmtim të rëndë në gju. Mesfushori 36-vjeçar largohet kështu me një karriere të suksesshme për t’i lënë vendin lojtarëve të rinj. “Ishte

Një tjetër legjendë e futbollit botëror deklaron largimin nga ky sport. Këtë herë është holandezi Van Bomel, i cili deklaron tërheqjen nga futbolli si profesionist menjëherë pas ndeshjes PSV–Tuente , ku pësoi një dëmtim të rëndë në gju. Mesfushori 36-vjeçar largohet kështu me një karriere të suksesshme për t’i lënë vendin lojtarëve të rinj.

“Ishte diçka e vështirë për t’u vendosur por nuk dua t’i pengoj lojtarët e rinj të debutojnë në këtë sport. Kam pasur probleme me gjurin që prej një viti. Fansat e PSV nuk e aprovojnë diçka të tillë, por unë kam vendosur të dëgjoj mendjen time. Sigurisht më vjen keq që e mbylla karrierën me karton të kuq, por ky nuk ka qenë as viti i PSV-së, as i imi”, është shprehur Van Bomel në deklaratën e lamtumirës.

Që nga debutimi i tij i parë me Fortuna Sitard në 1992, Van Bomel ka luajtur me klubet më prestigjioze të kontinentit, si: Barcelona, Milani,  Bajerni i Mynihut, PSV, si dhe për kombëtaren holandeze. Ai ka shënuar në total 111 gola në 807 ndeshje zyrtare.

Holandezi ka fituat 22 trofe, përfshirë edhe Ligën e Kampioneve me fanellën e Barcelonës. Van Bomel mbyll kështu një episod të një kampioni të madh që ka lënë gjurmë në historinë e futbollit botëror.

/Blerand Ismaili/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar