Valbuena: Cana donte të më mbyllte karrierën

Matjë Valbulena, mesfushori i kombëtares franceze dhe njëkohësisht i Marsejës, ka akuzuar kapitenin  e kombëtares shqiptare Lorik Cana, se ka dashur t’i mbyllë karrierën në momentin që ai u transferua tek Marseja. Lorik Cana, asaj kohe kapiten tek skuadra franceze e Marsejës, akuzohet nga Valbuena se në bashkëpunim me mesfushorin tjetër të skuadrës M’Bami silleshin

Matjë Valbulena, mesfushori i kombëtares franceze dhe njëkohësisht i Marsejës, ka akuzuar kapitenin  e kombëtares shqiptare Lorik Cana, se ka dashur t’i mbyllë karrierën në momentin që ai u transferua tek Marseja.

Lorik Cana, asaj kohe kapiten tek skuadra franceze e Marsejës, akuzohet nga Valbuena se në bashkëpunim me mesfushorin tjetër të skuadrës M’Bami silleshin keq më djaloshin e sapo transferuar tek gjigantët francezë. Në autobiografinë e tij ai shkruan se kapiteni shqiptar i bënte rreshtore në stërvitje dhe sillej mjaft ashpër kundrejt tij. Lajmi i publikuar për gazetarët ka bërë xhiron e botës dhe tashmë pritet kundërpërgjigja e Lorik Canës.

Deklaratat e Valbuenës janë të dyshimta, lidhur kjo me faktin se Lorik Cana dhe ai luajnë ne pozicione të ndryshme në fushe. Cana është mesfushor shkatërrues ndërsa Valbuena mesfushor krahu, ose organizativ. Gjithashtu deklaratat se ai ishte “aleat” me lojtarin tjetër të Marsejës nuk qëndrojnë, sepse Cana dhe M’Bami ishin rivalë sa i përket pozicioneve në fushë. Kjo është edhe arsyeja pse ky i fundit u ble nga PSG-ja.

Këto janë akuzat e para të këtij lloji drejtuar Lorik Canës, i cili deri tani shquhej për marrëdhënie shumë të mira më lojtarët francezë, sidomos më Samir Nasrinë dhe Frank Riberinë.

 /Blerand Ismaili/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar