Vaksina eksperimentale kundër melanomës

Vaksina eksperimentale kundër melanomës

Vaksina e re eksperimentale ka rezultuar me ngadalësim të progresit të tumorit te 3 nga 7 pacientët, me melanomë në fazë të avancuar të zhvillimit. Shkencëtarët amerikanë nga ‘Ëashington University’ besojnë një imunoterapi e tillë e personalizuar ka potencial të madh edhe në mjekimin e llojeve të tjera të kancerit. Në eksperiment qelizat dendrite të

Vaksina e re eksperimentale ka rezultuar me ngadalësim të progresit të tumorit te 3 nga 7 pacientët, me melanomë në fazë të avancuar të zhvillimit.

Shkencëtarët amerikanë nga ‘Ëashington University’ besojnë një imunoterapi e tillë e personalizuar ka potencial të madh edhe në mjekimin e llojeve të tjera të kancerit. Në eksperiment qelizat dendrite të vetë pacientëve janë përdorur si nxitje të sistemit të imunitetit të organizmit, që t’i sulmojë qelizat e kancerit dhe ta ngadalësojë zhvillimin e sëmundjes.

Gjatë kësaj, rol vendimtar kane  luajtur molekula interleukina 12p70, e cila i ka shtyrë qelizat T të sistemit të imunitetit, që të veprojnë drejtpërdrejt kundër kancerit. ‘Journal of Clinical Investigation’ shkruan sesi hapi i ardhshëm do të jetë bërja e studimeve klinike të vaksinës së re. Momentalisht nuk ekziston një metodë efikase e mjekimit të pacientëve me melanomë në fazë të avancuar të zhvillimit.

 

/Elta Liksenaj/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar