Vajzat me emrin ISIS kërkojnë ndalimin e përdorimit

ISIS është bërë termi më i përdorur në mediat ndërkombëtrare kjo për shkak të terrorit të shkaktuar kohët e fundit grupi islamik i terrorit. Ky përdorim i gjërë ka shqetësuar një familje pasi pasi vajza e tyre 8 vjeccare quhet ISIS. Prindërit e 8 vjeçares po bëjnë thirrje që njerëzit të ndalojnë së thirru ISIS

ISIS është bërë termi më i përdorur në mediat ndërkombëtrare kjo për shkak të terrorit të shkaktuar kohët e fundit grupi islamik i terrorit. Ky përdorim i gjërë ka shqetësuar një familje pasi pasi vajza e tyre 8 vjeccare quhet ISIS. Prindërit e 8 vjeçares po bëjnë thirrje që njerëzit të ndalojnë së thirru ISIS grupin islamik për të evituar keqkuptimin me emrin e vajzës së tyre.

Frank dhe Sheridan Leskien nga Sidnej e kanë quajtur të bijën e tyre ISIS pasi simbolizon perëndeshën egjiptiane një grua dhe nënë shëmbullore, padrone e natyrës dhe magjistare. Sot me këtë emër është emërtuar edhe grupi terrorist të cilët kanë prerë kokat e disa qytetarëve britanikë dhe amerikanë duke i filmuar me kamera pët t’ia treguar të gjithë botës.

Prindërit e ISIS I kanë bërë thirrje mediave dhe publikut që të mos e emërtojnë si të tillë grupin islamik pasi ky emër zotërohet nga shumë vajza. “Është një emër shumë i bukur që ne mezi e gjetëm. Perëndesha ISIS është e dashur dhe e kujdesur”, tha Lesken për mediat australiane duke shtuar se tani njerëziot e tyre po filonin të distancoheshin prej tyre.

“Kjo po dëmton familje time njerëzit nuk duan t’ia dinë më, është shkatërruese” shtoi më tej Leskien

Në SHBA shumë gra dhe vajza, të cilat kanë këtë emër po përballen me reagime negative të njerëzve, madje i kanë cilësuar ato terroriste. ‘Këta vrasës nuk duhet të kishin marrë si akronim emrin e mijëra grave e vajzave, por ka ende kohë për ndryshimin me emra të tjerë më të përshtatshëm’, shprehej Isis Martinez, e cila ka nisur një peticion për ndryshimin e emrit të grupit terrorist në anglisht, duke mbledhur deri tani 33,000 firma.

/Objektiv.al/

 

 

 

 

 

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar