Vajza e Van Damme nje dite ne Shqiperi

Bianca,vajza e të famshmit Jean-Claude shpreh dëshiren për të ndjekur hapat e babait të saj,duke vetëpohuar që sësht aspak e lehte prë ta arritur. Gjatë një interviste për revistën “Class” pohon se ka probleme me bipolaritetin dhe me depresionin,gjithashtu shprehu se në të ardhmen do të dëshironte te vizitonte Shqipërinë. Je sportiste, aktore dhe modele e suksesshme. Nëse do të duhej

Bianca,vajza e të famshmit Jean-Claude shpreh dëshiren për të ndjekur hapat e babait të saj,duke vetëpohuar që sësht aspak e lehte prë ta arritur.

Gjatë një interviste për revistën “Class” pohon se ka probleme me bipolaritetin dhe me depresionin,gjithashtu shprehu se në të ardhmen do të dëshirontebianca-van-damme-daughter-jcvd-boxing te vizitonte Shqipërinë.

Je sportiste, aktore dhe modele e suksesshme. Nëse do të duhej të zgjidhje mes këtyre profesioneve, cilin do të zgjidhje?
Asnjë prej këtyre. Do të zgjidhja të isha regjisore filmash. Derisa kjo gjë të realizohet do të merrem me aktrim. Më pëlqen aktrimi edhe pse mua më frikësojnë kamerat, megjithatë të fshihesh pas një personazhi është diçka që të jep siguri. Është bukur të jesh dikush tjetër, të paktën një herë.

Çfarë të bëri të kuptoje që dëshiroje të merreshe me aktrim?
Nuk kam dashur kurrë të merresha me aktrim, më shumë mendoj se m`u imponua nga të tjerët. Megjithatë, tani mund të them që aktrimi është si një arratisje që e shijoj. Më parë e shprehja veten përmes poezisë, por ndonjëherë bëhesha më e zymtë nga sa duhej dhe shumicën e kohës nuk arratisesha dot nga bota, ndërsa aktrimi ma jep këtë alternativë.

Të jesh e bija e një personazhi të famshëm, siç është Jean-Claude Van Damme, e ka bërë më thjeshtë rrugën tënde drejt suksesit në industrinë e filmit?
Jo, e ka bërë edhe më të vështirë. Jam nën një hije dhe automatikisht jam futur në një kategori të caktuar nga e cila është shumë e vështirë të dal, kur apo nëse është e nevojshme. Shumë njerëz mund të mendojnë se e kam pasur çdo gjë gati, por në fakt nuk është kështu. Unë zakonisht nuk kërkoj aprovimin apo mendimin e të tjerëve, por kam probleme me vetëbesimin. Kur bëhet fjalë për punën time apo për diçka që e bëj me pasion, besoj se gjithmonë do të dua të di nëse njerëzit vërtet mendojnë se jam e talentuar apo e thonë thjesht për të më bërë qejfin.

Si do ta përshkruaje marrëdhënien me babain tënd?
Do të thosha që është si ai libri që e merr gjithmonë për ta lexuar, por nuk e përfundon kurrë, mjaftueshëm interesant për ta lexuar një herë në disa kohë. Ai ka qenë gjithmonë duke punuar e udhëtuar dhe me kalimin e kohës largësia u bë diçka normale për mua.

Ke qenë ndonjëherë në Shqipëri? Çfarë mendimi ke për shqiptarët?
Nuk kam qenë asnjëherë në Shqipëri, por do të doja ta vizitoja një ditë, atëherë do të mund t`i përgjigjem edhe kësaj pyetjeje.

Nëse një ditë do të hiqje dorë nga karriera, për çfarë do ta bëje?
Dikur kam hequr dorë nga karriera për dashurinë dhe nuk mendoj se do ta bëja sërish.

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar