Ushtarët e KFOR 17, zbarkojnë në Kosovë

0

Ushtarët amerikanë të KFOR 17  kanë zbarkuar në Kosovë, ku edhe do të qëndrojnë deri në zbatimin e plotë të marrëveshjes së nënshkruar ndërmjet kryeministrave Dacic dhe Thaci.

Rotacioni i ushtarëve aktivë, të KFOR  zëvendëson rotacionin e deritashëm të Gardës Kombëtare. Misioni i tyre  do të përfshijë parandalimin dhe shuarjen e trazirave, evakuim të të plagosurve, ndërveprim me zyrtarë civilë si dhe plane ushtarake të sigurisë. Detyrë dhe përgjegjësi e pjesëtarëve të kësaj Brigade gjatë qëndrimit në Kosovë, do të jetë kryesisht rajoni i veriut me tension të theksuar ndëretnik.

Gerard Gallucci, ish përfaqësuesi rajonal i UNMIK-ut në Mitrovicë ka thënë se për herë të parë në dhjetë vitet e fundit, SHBA ka dërguar në Kosovë, ushtarë që më parë i dërgonin në Irak dhe Afganistan.

“Bashkë me EULEX-in, njësiti do të ngarkohet me garantimin e lirisë së lëvizjes, duke përfshirë heqjen e barrikadave të serbëve të Kosovës të vendosura me qëllim të ndalimit të qasjes në veri të policisë dhe njësive speciale të Kosovës,” ka thënë Galluci.

Ushtarët janë  pjesëtarë të Brigadës Luftarake Vëzhguese 525, që vijnë nga bazat ushtarake më të specializuarat në Amerikë, si dhe nga baza Fort Bragg e Karolinës së Veriut. Ish zyrtari i UNMIK-ut, Gallucci  shpeshherë  është konsideruar me qëndrim të  njëanshëm ndaj strukturave  paralele serbe.

 

/ Elta Liksenaj/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here