Ushqimet që dëmtojnë inteligjencën

0

Numrin 1 në listën e ushqimeve që nuk duhet të konsumoni shpesh e mbajnë produktet që kanë shumë sheqer. Konsumi i sheqerit mund të krijojë probleme neurologjike, duke ndërhyrë kështu në kujtesën tuaj. Nga ana tjetër, sheqeri mund të dobësojë aftësinë tuaj për të mësuar.

Për studentët nuk këshillohet konsumimi i produkteve që përmbajnë nivele të larta të fruktozës. Numri 2 në listë është alkooli. Ai është i njohur për dëmtimin që mund t’i bëjë mëlçisë, por ai shkakton gjithashtu edhe atë që mjekësia e njeh me termin “mjegulla e trurit”.

Ashtu si emri sugjeron, termi i referohet një mjegullnaje që krijohet në trurin e njeriut të alkoolizuar duke i shkaktuar atij një ndjenjë konfuzioni mendor, që ndikon në aftësinë e gjithsecilit për të menduar në mënyrë të qartë.

Një studim i kohëve të fundit që është kryer në Universitetin e Montrealit, ka zbuluar se ushqimi junk, ose i thënë ndryshe ushqimi me yndyrë, mund të ndryshojë kimikatet në tru. Përveç kësaj, ushqimet që kanë shumë yndyrë mund të shkaktojnë disa simptoma që janë të ngjashme me shenjat e depresionit dhe ankthit. Këto ushqime ndikojnë në prodhimin e dopaminës, një element kimik që dobëson funksionin njohës, të mësuarit, kapacitetin, vigjilencën, motivimin dhe kujtesën.

Vendin e 4-t në listën e ushqimeve që vrasin inteligjencën janë ushqimet e skuqura. Ato shkatërrojnë ngadalë qelizat nervore të vendosura në tru. Më i rrezikshëm se të tjerët është vaji i lulediellit.

Ashtu si edhe sheqernat e përpunuar, kripa e tepërt bën shumë dëm. Konsumimi i ushqimeve të kripura dhe nikotinës kanë treguar që kanë të njëjtat efekte si drogat. Ato të shkaktojnë sjellje të ashpra dhe dëshirat për të konsumuar sërish ushqime të kripura.

E nëse mendoni se drithërat janë të shëndetshme për trupin bëni mirë të mos i konsumoni ato shumë sepse të gjitha llojet e drithërave kanë një ndikim negativ në funksionimin e trurit tuaj, përveç grurit të pastër, që përmban fibra dhe që njihet për parandalimin e plakjes.

Në vendin e 7 janë proteinat përpunuara. Mishi është burim i pasur me proteinave të kualitetit të lartë, por proteina të përpunuara kanë salsiçet dhe mishra të tjerë të përpunuar. Çdo gjë që ka kolesterol, paralizon për ca sekonda trurin, ndaj mos e konsumoni. Ëmbëlsirat dietike dhe duhani kanë efekte po aq negative në dëmtimin e inteligjencës.

/Elta Liksenaj/

 

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here