Urdhëri i Përbashkët, masa monitoruese ndajabuzimeve në treg

0

Firmoset sot Urdhëri i Përbashkët “Për ngritjen e grupit të përbashkët të punës për shmangien e rritjes abuzive të çmimeve në treg” nga ministri i Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Arben Ahmetaj dhe ministri i Financave, Shkëlqim Cani.

Monitorimi i tregut do të bëhet nga Drejtoria e Tregut të Brenshëm në ministrinë e Zhvillimit Ekonomik në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve në zbatim të këtij urdhëri të përbashkët të dy ministrave.

ZHETS-ja njofton se ky monitorim ka si synim mbrojtjen e interesave të konsumatorëve dhe rritjen e trasparencës së praktikave tregtare në treg dhe si përgjigje ndaj shqetësimit qytetar për praktikat e rritjes së çmimeve në periudhën e fundvitit.

Grupi i punës që do të kryejë monitorimin në tregje do të përbëhet nga 18 persona, të cilët do të vërejnë çdo abuzim, duke synuar tregun e karburantëve në lidhje më çmimiet, objekt i rritjes së akcizës dhe taksës së qarkullimit.

/Enkeleda Cami/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here