Univesiteti Bedër, abonim të plotë në JSTOR

Komuniteti i Bedër do të ketë mundësinë e plotë të eksplorimit të një game të gjerë të përmbajtjes studimore përmes kësaj platforme të fuqishme kërkimore dhe mësimore. JSTOR bashkëpunon me komunitetin akademik për të ndihmuar bibliotekat të lidhin studentët dhe kërkuesit shkencorë nga mbarë bota, duke ulur kostot dhe kohën e aksesimit, si dhe të

Komuniteti i Bedër do të ketë mundësinë e plotë të eksplorimit të një game të gjerë të përmbajtjes studimore përmes kësaj platforme të fuqishme kërkimore dhe mësimore. JSTOR bashkëpunon me komunitetin akademik për të ndihmuar bibliotekat të lidhin studentët dhe kërkuesit shkencorë nga mbarë bota, duke ulur kostot dhe kohën e aksesimit, si dhe të ndihmojnë botuesit të arrijnë audienca të reja dhe të ruajnë përmbajtjen e tyre për brezat e ardhshëm. JSTOR është pjesë e ITHAKA, një organizatë jo-fitimprurëse që përfshin gjithashtu Artstor, Ithaka S + R, dhe Portico.

Kolegji Universitar Bedër i jep një rëndësi të madhe kërkimit shkencor, nëpërmjet organizimit të konferencave, workshopeve, pjesëmarrjes në konkurse kombëtare dhe ndërkombëtare, programeve të shkëmbimit të studentëve dhe stafit, etj. Krahas bibliotekës me mbi 35 000 tituj që gjendet në ambientet e universitetit, tashmë në dispozicion do të jetë falas dhe biblioteka gjigante botërore JSTOR.

Për të aksesuar JSTOR dhe për të marrë më shumë informacion klikoni në adresën: https://www.jstor.org/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar