Universiteti i Tiranës, Bashkia firmos lejen e ndërtimit për kampusin e ri

Universiteti i Tiranës merr lejen e ndërtimit nga kreu i Bashkisë, Lulzim Basha për nisjen e zbatimit të projektit të ndërtimit të kampusit universitar. Me miratimin e lejes së ndërtimit, universiteti do të fillojë hapjen e procedurave të tenderëve për kompanitë që do të jenë pjesë e zbatimit të projektit të miratuar. Fillimisht ndërtimi i

Universiteti i Tiranës merr lejen e ndërtimit nga kreu i Bashkisë, Lulzim Basha për nisjen e zbatimit të projektit të ndërtimit të kampusit universitar.

Me miratimin e lejes së ndërtimit, universiteti do të fillojë hapjen e procedurave të tenderëve për kompanitë që do të jenë pjesë e zbatimit të projektit të miratuar. Fillimisht ndërtimi i kampusit do të bëhet me një pjesë të fondeve nga vetë universiteti.

Kampusi do t’i japë zgjidhjen përfundimtare problemit të mbingarkesës së auditorëve, mungesës së hapësirave dhe do të sjellë një infrastrukturë moderne. Ky ndërtim do të përmbledhë zonën e fakulteteve, zonën sportive, si dhe ambientet e gjelbra çlodhëse.

Në prill të vitit 2011, qeveria shqiptare miratoi financimin prej 23 milionë eurosh për të materializuar projektin që do të ofrojë mjedise studimi për 15 mijë studentë të rinj. Godinat mësimore duhet të ishin gati që në vitin 2012. Pas kësaj pritej materializimi i pjesës tjetër të planit, që parashikon ndërtimin e sallave të konferencave, bibliotekës, fushës së minifutbollit, tenisit, basketbollit dhe pistës së vrapit.

Duke filluar nga tetori i këtij viti, Universiteti i Tiranës do të bashkëkoordinojë programet e mobilitetit të studentëve të bachelorit, masterit dhe doktoraturës në dhjetë universitetet më të mira të Europës Perëndimore. Janë nënshkruar mbi 20 marrëveshje.

Zbatimi i projektit të kampusit të Universitetit të Tiranës do të nisë që këtë vit, me çeljen e vitit të ri akademik në muajin tetor. Për realizimin e projektit, sipas UT-së janë shpenzuar 1 milion dollarë.

/Laugert Qosja/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar