Universiteti i Kukësit pa auditorë, mësimi me dy turne

0

Nis me probleme viti akademik për studentët e filialit të Universitetit të Tiranës në Kukës, ku përveҫ mungesës së një godine strehimi, vihet re edhe mungesa e ambjenteve për të zhvilluar mësim.

Përgjegjësi i këtij filiali, Mexhit Hajdari, shprehet se seminaret dhe leksionet do të zhvillohen në dy turne pasi nuk ka hapësira të mjaftueshme.

Ndërkaq bashkia Kukës ka dhururar një ambjent,i cili nuk i ka kushtet e nevojshme që studentët dhe pedagogët të zhvillojnë  mesim, aq me tepër kur bëhet fjalë për një Universitet dhe auditorët që duhet të ketë në dispozicion.

Filiali i Kukësit është hapur para 5 vitesh dhe akoma vuan mungesën e ambjenteve, ndërkohë që  numri i të rinjve që arsimohen pranë tij nga viti në vit ka shënuar rritje.

/Muzafere Dema/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here