Universiteti “Hëna e Plotë – Bedër”

Universiteti “Hëna e Plotë – Bedër”

TOP CHANNEL Në çdo prag viti akademik përzgjedhja e degës dhe ajo e fakultetit janë dy tema për të cilat të rinjtë impenjohen më së shumti. Në një terren me larmi zgjedhjesh, emisioni i “Pasdites” në Top Channel përcolli një material…pastaj i mbetet gjithsecilit për të vendosur se ku duhet të shkollohet. Në universitetin privat

TOP CHANNEL

Në çdo prag viti akademik përzgjedhja e degës dhe ajo e fakultetit janë dy tema për të cilat të rinjtë impenjohen më së shumti.

Në një terren me larmi zgjedhjesh, emisioni i “Pasdites” në Top Channel përcolli një material…pastaj i mbetet gjithsecilit për të vendosur se ku duhet të shkollohet. Në universitetin privat “Hëna e Plotë – Bedër”, i cili këtë vit shënon vitin e tretë të aktivitetit në Shqipëri, studentët janë me ide mjaft të qarta.

Të rinj të viteve të dyta dhe ata që presin të diplomohen flasin me tone të sigurta për të ardhmen. Gjatë viteve në këtë universitet, pritshmëritë e tyre janë përmbushur më së miri dhe ata ndihen gati për t’u përballur me tregun e punës.

“Pas mbarimit të maturës kërkoja një universitet që të aftësohesha profesionalisht dhe me staf të përgatitur. Gjeta pedagogë të përgatitur dhe që i japin studentëve kohën nga koha e tyre edhe jashtë orëve të mësimit”, thotë Romina, studente në këtë universitet.

“Nuk prisja që të ishin kaq të arrira këto dëshira të miat. Mendoja se do të ishte si një universitet tjetër privat, ku gjithkush mund të japë para dhe të marrë notat, por është krejt diçka tjetër. Është një universitet që të përgatit”, thotë Ervini.

“Pedagogët janë të përgatitur dhe unë ndjehem i përgatitur për të fituar dicka në të ardhmen”, shton Amarildo, një tjetër student në këtë universitet.

Universiteti “Hëna e Plotë, Bedër” është një mundësi ideale për të gjithë ata atë rinj që duhet të vendosin se kujt duhet t’i besojnë të ardhmen e tyre akademike. Studentë të ardhur në Tiranë nga 15 vende të ndryshme të botës, mund të zgjedhin mes shumëllojshmërisë së degëve si drejtësi, shkenca komunikimi, psikologji, fusha sociale, edukim dhe teologji.

Ndër pikat më të forta të tij është stafi akademik i përbërë nga pedagogë që vijnë nga 8 shtete të ndryshme. Gjithashtu, ndërthurja e teorisë me praktikën si dhe konsolidimi i një profili ndërkombëtar shihet si prioritet i universitetit “Hëna e Plotë, Bedër”.

Studentët kanë gjithashtu mundësi të përfitojnë nga programet e shkëmbimit duke studiuar për një semestër në universitete të njohura në botë. Aktualisht këtë mundësi janë duke e shfrytëzuar 15 studentë, 3 prej të cilëve nga shkencat e edukimit po studiojnë në Universitetin e Helsinkit në Finlandë.

Një rëndësi e veçantë i kushtohet gjithashtu ambienteve të mësimdhënies me një infrastrukturë moderne në klasa dhe laboratore, me salla leksionesh, konferencash dhe një bibliotekë mjaft të pasur.

Ajo çka e diferencon universitetin “Hëna e Plotë, Bedër” nga arsimi jopublik në vend dhe më gjerë është edhe përzgjedhja e studentëve. Ata mund të jenë pjesë e tij jo vetëm me anë të një aplikimi, por pasi selektohen në bazë kriteresh të forta.

Në vijimësi të politikës për mbështetjen e ekselencës edhe këtë vit studentët më të mirë të maturës shtetërore që duan të vazhdojnë studimet në një nga degët e këtij universiteti , kanë mundësi të përfitojë bursë studimi që vijon nga 50 për qind deri në 100 %.

Sfida të reja e presin universitetin, mes tyre edhe krijimi i një kampusi universitar, që do të përfundojë vitin e ardhshëm.

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar