Universiteti Bedër pjesë e projektit të Departamentit Amerikan të Shtetit, “P2P: Challenging Extremism”

0

Universiteti Bedër përzgjidhet bashkë me 40 universitete të tjera nga mbarë bota për të marrë pjesë  në projektin “P2P: Challenging Extremism” (Iniciativa Universitare Kundër Ekstremizmit)

Kjo iniciativë, e ndërmarrë nga Shtëpia e Bardhë dhe Departamenti Amerikan i Shtetit, konsiston në një fushatë komunikimi kryesisht online, ku grupet e studentëve që përfaqësojnë universitetet e përzgjedhura, do të përcjellin në çfarëdolloj forme mesazhe të shumta kundër ekstremizmit.

Në kuadër të këtij projekti, studentët zhvilluan telekonferencën e parë me panelistë nga Washingtoni, e cila konsistoi në një komunikim interaktiv pyetje – përgjigje rreth aspekteve të shumta të kësaj iniciative.

Projekti përmban gjithashtu edhe një konkurs ndërkombëtar, ku ekipet më të mira nga e gjithë bota do të kenë mundësi të udhëtojnë drejt Washingtonit për të prezantuar fushatat e tyre dhe për të konkuruar me ekipet e tjera pjesmarrëse.

/Erzen Carja/

DSC_0295 DSC_0311 DSC_0313 DSC_0314 DSC_0316 DSC_0331

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here