Universiteti Bedër përzgjidhet bashkë me 40 universitete të tjera nga mbarë bota për të marrë pjesë në projektin “P2P: Challenging Extremism” (Iniciativa Universitare Kundër Ekstremizmit) Kjo iniciativë, e ndërmarrë nga Shtëpia e Bardhë dhe Departamenti Amerikan i Shtetit, konsiston në një fushatë komunikimi kryesisht online, ku grupet e studentëve që përfaqësojnë universitetet e përzgjedhura, do
Universiteti Bedër përzgjidhet bashkë me 40 universitete të tjera nga mbarë bota për të marrë pjesë në projektin “P2P: Challenging Extremism” (Iniciativa Universitare Kundër Ekstremizmit)
Kjo iniciativë, e ndërmarrë nga Shtëpia e Bardhë dhe Departamenti Amerikan i Shtetit, konsiston në një fushatë komunikimi kryesisht online, ku grupet e studentëve që përfaqësojnë universitetet e përzgjedhura, do të përcjellin në çfarëdolloj forme mesazhe të shumta kundër ekstremizmit.
Në kuadër të këtij projekti, studentët zhvilluan telekonferencën e parë me panelistë nga Washingtoni, e cila konsistoi në një komunikim interaktiv pyetje – përgjigje rreth aspekteve të shumta të kësaj iniciative.
Projekti përmban gjithashtu edhe një konkurs ndërkombëtar, ku ekipet më të mira nga e gjithë bota do të kenë mundësi të udhëtojnë drejt Washingtonit për të prezantuar fushatat e tyre dhe për të konkuruar me ekipet e tjera pjesmarrëse.
/Erzen Carja/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *