Universiteti Hëna e Plotë Bedër mbështeti organizimin e Drejtorisë arsimore të qarkut Tiranë, kur nxënës nga shkolla të ndryshme të kryeqytetit konkuruan me punime artizanale në konkursin e titulluar “konkursi i vlerave” . 40 shkolla të mesme të kryeqytetit u përfaqësuan nga nxënësit e klasave të 10-ta dhe 12-ta me rreth 280 punime me tematika të ndryshme
Universiteti Hëna e Plotë Bedër mbështeti organizimin e Drejtorisë arsimore të qarkut Tiranë, kur nxënës nga shkolla të ndryshme të kryeqytetit konkuruan me punime artizanale në konkursin e titulluar “konkursi i vlerave” .
40 shkolla të mesme të kryeqytetit u përfaqësuan nga nxënësit e klasave të 10-ta dhe 12-ta me rreth 280 punime me tematika të ndryshme të fokusuara kryesisht në kulturën tonë tradicionale. Punimet e prezantuara përbëheshin kryesisht nga materialet e drurit dhe letrës.
Në këtë aktivitet ishin të pranishëm me dhjetra të ftuar kryesisht prindër të nxënësve, mësues dhe qytetarë të thjeshtë. Në fund të konkursit juria përbërëse nga një grup i mirëfilltë vlerësuesish shpalli fitues 6 punimet më të mira.
Universiteti Bedër mbështet për të disatën herë aktivitete të tilla të arsimit në Shqipëri, duke synuar promovimin e vlerave dhe mbështetjen e nxënësve apo studentëve që aspirojnë sukses në fushat përkatëse.
/Erzen Carja/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *