Universitetet, kuotat e pranimit do rriten me 9%

Universitetet, kuotat e pranimit do rriten me 9%

Maturantët presin që këtë vit kuotat e pranimit në universitete të rriten ndjeshëm nga zgjedhjet. Burimet zyrtare nga Ministria e Arsimit thanë  për gazetën “Panorama” se këtë vit kuotat do të shtohen më pak se çdo vit tjetër. Tashmë propozimet janë dërguar në Ministrinë e Financave nga MASH. “ Në të gjitha shkollat e larta

Maturantët presin që këtë vit kuotat e pranimit në universitete të rriten ndjeshëm nga zgjedhjet. Burimet zyrtare nga Ministria e Arsimit thanë  për gazetën “Panorama” se këtë vit kuotat do të shtohen më pak se çdo vit tjetër. Tashmë propozimet janë dërguar në Ministrinë e Financave nga MASH.

“ Në të gjitha shkollat e larta kemi propozuar një shtim të kuotave jo më shumë se 5 %. Ministria e Financave mund të propozojë një rritje të mëtejshme të tyre, por asnjëherë më të lartë se 9 %”, sqaruan burime zyrtare nga Ministria e Arsimit.

Specialistët sqarojnë se këtë vit MASH i ka kushtuar rëndësi cilësisë, duke i dhënë prioritet infrastrukturës. “Shumë shpejt pritet të nisë puna nga kampusi i ri i Universitetit të Tiranës, i cili do të akomodojë rreth 15 mijë studentë”, shpjegon MASH.

Ndërkaq, për herë të parë maturantët do të mund të studiojnë për trashëgimi kulturore, disa degë të bujqësisë, dhe disa profile teknike që do të çelen kryesisht në Peshkopi dhe Durrës.

/Muzafere Dema/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar