Universitetet, A3 dhe vendet bosh do të publikohen këtë javë

0

Kjo javë mbetet si mundësia e fundit për të rinjtë të cilët dëshirojnë të nisin shkollën e lartë por nuk u ka dalë emir në listat e fituesve.

Formulari A3 pritet të dalë brenda kësaj jave ku do të bëhen publike vendet që kanë mbetur bosh për çdo degë. Java e kaluar ka qenë afati i fundit ku gjimnazistët duhet të konfirmonin se do të ndjekin fakultetin, ndërsa ata që nuk e kanë konfirmuar nuk do ta kenë emrin në listë.

MASH do të rishpërndajë kuotat e mbetura bosh, ku pjesa më e madhe e tyre janë në universitetet e rretheve të cilët nuk preferohen shumë nga të rinjtë.

/Muzafere Dema/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here