“Uniformat e spitalit” tërheqin vëmendjen e publikut

“Uniformat e spitalit” tërheqin vëmendjen e publikut

Ekspozita e hapur në galerinë e artit “Miza” nga artistja amerikane Elisabeth Claffey ka tërhequr shumë vëmendjen e publikut. Që në ditët e para të hapjes në ambjentet e galerisë “Miza”, krijmitari e artistes amerikane ka qenë në fokus të vëmendjes këtë sezon vere. Me sloganin “Uniforma e spitalit” artistja sjell pjesë intime të trupit

Ekspozita e hapur në galerinë e artit “Miza” nga artistja amerikane Elisabeth Claffey ka tërhequr shumë vëmendjen e publikut.

Që në ditët e para të hapjes në ambjentet e galerisë “Miza”, krijmitari e artistes amerikane ka qenë në fokus të vëmendjes këtë sezon vere.

Me sloganin “Uniforma e spitalit” artistja sjell pjesë intime të trupit njerëzor, të printuara në uniformën e spitalit, të cilat vijnë përmes imazheve fotografike të realizuara me mjeshtëri nga vetë ajo, duke thyer kështu barrierat përmes artit.

Përmes fotove fotografja na sjell një panoramë të ftohtë dhe të ngurtë që individët përjetojnë brenda një spitali. Kjo është hera e parë që publiku shqiptarë has një ekspozitë të tillë.

Elizabeta sqaron se këta trupa të fotografuar nuk janë persona realë nga spitalet, por modelë dhe kolegë të saj të fotografuar pjesshëm me qëllim transformimi përmes printimit.

Sipas kuratorit të ekspozitës Ryan Mandell falë procesit të transferimit fotografik të ushtruar në punim, imazhet e trupave shfaqen si të paqartë dhe të fragmentarizuara.

/Sonila Qazimi/

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar