Ulet në 5.7% interesi i bonove të thesarit

Ulet në 5.7% interesi i bonove të thesarit

Në  ankandin e zhvilluar me datë 28 maj nga Banka e Shqipërisë  rezultoi se  interesi i bonove  të thesarit  është ulur me 5.7 për qind krahasuar me ankandin e fundit. Interesi i bonove të thesarit për bonot me afat maturimi një vjeçar është ulur në nivele rekord, duke prekur vlerën prej 5.73 përqindësh. Mesa duket

Në  ankandin e zhvilluar me datë 28 maj nga Banka e Shqipërisë  rezultoi se  interesi i bonove  të thesarit  është ulur me 5.7 për qind krahasuar me ankandin e fundit. Interesi i bonove të thesarit për bonot me afat maturimi një vjeçar është ulur në nivele rekord, duke prekur vlerën prej 5.73 përqindësh.

Mesa duket interesat janë  në  favor  të  qeveris ë, pasi kjo e fundit e ka rritur deficitin buxhetor dhe e ka tejkaluar planin për huamarrjen e kredive në  këto 5 muajt e parë  të  vitit.

Ulja e vazhdueshme e interesit të bonove, ka ardhur si efekt i uljes së normës së interesit të lekut në nivelin 3.73 për qind, një nivel ky më i ulëti historik. Banka e Shqipërisë është shprehur se perms kësaj lëvizje monetare, që është e shtrirë në disa faza të arrihet që të nxitet ekonomia me interesa sa më të favorshe kreditimi nga bankat.

Qeveria do të përfitojë  norma më të mira interesi për borxhin që  kjo e fundit merr nga bankat e nivelit të  dytë dhe nga qytetarët. Vetëm pak ditë më parë qeveria përfitoi 119 milionë dollar ë nga privatizimi i katër hidrocentraleve, shumë kjo që sipas qeverisë ka shkuar për financimin e deficitit.

/Erina Haxhiu/                             

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar